Luhet Pogradeci-Shkumbini/ Abazaj: Liqenorët, plotë për rezultat pozitiv; Branica, apel për pagat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2022 | 13:12

Luhet Pogradeci-Shkumbini/ Abazaj: Liqenorët, plotë për rezultat pozitiv; Branica, apel për pagat e lojtarëve

Pogradeci pret Shkumbinin dhe trajneri Abazaj nuk i beson renditjes, por forcës së ekipit të tij për të marrë një rezultat pozitiv. Për këtë ndeshje trajneri Abazaj u shpreh:

Pogradeci-Shkumbini

“Duke parë ecurinë e ekipit deri tani, e kemi vlerësuar maksimalisht sfidën me Shkumbinin. Kjo jo nga pozicioni ku ndodhet kundërshtari, sepse renditja në këto momente nuk është ajo që thotë të vërtetën. Përveç Bylisit dhe Erzenit, në 3 skuadrat më të mira rendis edhe Tomorin për kontigjentin që ka.

Ndaj, renditja nuk është reale, përveç këtyre 3 ekipeve që bëjnë diferencën. Do bëjmë maksimumin, meqenëse jemi më të kompletuar si grup dhe kjo na shtyn për të marrë një rezultat pozitiv. Kemi vetëm dy mungesa, mbrojtësit Maxhari dhe Dervishaj, që janë të pezulluar nga kartonët”. R. DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

Pogradeci vs Shkumbini

Situata e vështirë financiare e cila ka përfshirë klubin e Shkumbinit, që mund ta çojë edhe drejt bojkotit, është pa dyshim pasqyrë e ecurisë së skuadrës që ka koleksionuar plot 14 humbje radhazi. Tashmë ekipi po shkon drejt rënies së sigurt në Kategorinë e Dytë.

Në një situatë të tillë, trajneri Sokol Branica nuk ka pasur shumë mundësi për të ndryshuar diçka në “rrjedhën” e Shkumbinit, pasi problemet kanë qenë evidente. Megjithatë, ai apelon për ndihmë ndaj futbollistëve pasi nuk është normale të luash në kushte të tilla. “Unë kam detyrën që të drejtoj ekipin dhe ndoshta nuk më takon të flas për probleme të tjera.

Megjithatë, çdo futbollist meriton të respektohet. Duhen gjetur zgjidhje alternative për të financuar një skuadër dhe masat duhen marrë që kur nis sezoni. Nëse futbollistët do të ishin të qetë në çdo aspekt, pa dyshim që edhe motivimi i tyre do të ishte më i madh në çdo ndeshje”, pohoi Branica që nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar rreth sfidës me Pogradecin. FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"