Luftojnë për mbijetesë, trajneri i Turbinës i bindur: I mundim dinamovitët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 11:20

Luftojnë për mbijetesë, trajneri i Turbinës i bindur: I mundim dinamovitët

Turbina është gati për takimin e së dielës në Cërrik ndaj Dinamos. Përpara sfidës, trajneri i të verdhëve, Alfred Allamani, është shprehur besimplotë se skuadra e tij do t’ia dalë në këtë takim delikat.

allamani

“Na pret një sfidë shumë e vështirë me kryeqytetasit, që kanë një skuadër të fortë. Por, kjo nuk na tremb aspak, pasi siç kanë ata objektivat e vet, kemi dhe ne tanët. Kështu që do të bëjmë çfarë është e mundur për ta fituar këtë finale.

E respektojmë ekipin blu, por na vjen keq, pasi ne do t’i mundim. Na duhet shumë ky trepikësh, që na largon edhe më shumë nga rreziku për të rënë. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe jam i bindur se të gjithë do të japin maksimumin.

Pres që sulmuesit të jenë të saktë përpara portës mike. Ftoj të gjithë tifozët cërrikas të vijnë dhe të na mbështesin, pasi kemi nevojë shumë për ta”, deklaroi për “Panorama Sport” trajneri i Turbinës.

M. MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"