Luftëtari godet në merkato, gjirokastritët bëhen të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 21:24

Luftëtari godet në merkato, gjirokastritët bëhen të frikshëm

Stiven Puci, drejt rikthimit. Pas Xhuljano Buxhelajt, një tjetër lojtar pritet që t’i bashkohet AF Luftëtarit në këtë merkato dimri.

AF LUFTETARI

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se është arritur akordi mes palëve dhe për çështje ditësh do të hidhet edhe firma në kontratë. Sakaq, një tjetër “ish” po stërvitet me grupin. Bëhet fjalë për Ardit Ziajin, sulmuesin që ishte pjesë e Lushnjës.

Nëse do të qëndrojë apo jo, mbetet për t’u parë. Kapiteni Nazmi Gaba parashikon një ekip edhe më të fortë në 2023- shin. Për gazetën, ai thotë:

luftetari

“Kemi bërë një sezon të mirë deri më tani. Të gjithë kemi dhënë maksimumin në fushë, nga i pari tek i fundit. Duam aq shumë që të arrijmë objektivin, të cilin klubi na ka vënë dhe mendoj se me afrimet që po bëhen në këtë merkato, do të jemi edhe më të fortë.

Mundësitë janë, pasi grupi po funksionon në çdo drejtim dhe mbështetja financiare nuk na mungon. AF Luftëtari në pjesën e mbetur të sezonit do të jetë ‘kockë e fortë’ për të gjithë”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"