“Luan me thjeshtësi dhe merr duartrokitje”, mediat italiane jehonë paraqitjes së Asllanit me Interin ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 20:43

“Luan me thjeshtësi dhe merr duartrokitje”, mediat italiane jehonë paraqitjes së Asllanit me Interin ndaj Romës

Interi u mposht me përmbysje nga Roma me rezultatin 1-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e tetë të Serisë A italiane.

ASLLANI

Golat u shënuan nga Federiko Dimarko në minutën 30′, më pas verdhekuqtë nga kryeqyteti përmbysën gjithçka me dy golat në minutat 39′ dhe 75′, me autorët Paulo Dibala dhe Kris Smolling.

E vetmja notë pozitive pasditen e djeshme te Interi, ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën zikaltër ka bërë paraqitje mbresëlënëse ndaj një skuadre të fortë përballë siç është Roma.

Mediat italiane kanë bërë vlerësime maksimale për djaloshin nga Elbasani, i cili ka marrë edhe duartrokitjet e para nga publiku i “Giuseppe Meazza”-s dje me disa ndërhyrje vendimtare.

VLERËSIMET PËR KRISTJAN ASLLANIN, SIPAS MEDIAVE ITALIANE –

“CalcioMercato.com” – Nota: 6,5 – “Luan thjeshtë dhe merr disa duartrokitje nga ‘San Siro’ sepse tregon ide të mira. Shpërthen me një të djathtë, e cila përfundon ngjitur me shtyllën. Pozitiv me debutimin e tij si titullar.”

“TuttoMercatoWeb” – Nota: 6,5 – “Gjysmë votë më shumë sepse nuk ishte e lehtë të menaxhoje një debutim të tillë. Po ashtu është afër shënimit të golit në pjesën e dytë.”

“SportMediaset” – Nota: 6 – “Pak i shpërqendruar në fillim, por ka bërë një punë të mirë në linjën e regjisë. Asnjë shpikje, por gjithmonë i rregullt dhe i saktë. Ai gjithashtu për pak sa nuk shënoi me një të djathtë të bukur në pjesën e dytë.”

“Corriere della Sera” – Nota: 5,5 – “I ndrojtur në pjesën e parë, por më mirë në të dytën. Nëse aktivizohet pak, nuk mund të jetë ende gati.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"