Luajnë të prapambeturën me kryesuesit, trajneri Ndreu: Kastriotit i duhen pikët në çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 12:05

Luajnë të prapambeturën me kryesuesit, trajneri Ndreu: Kastriotit i duhen pikët në çdo ndeshje

Me ndeshjen Kastrioti-Bylis, që do të luhet sot në orën 13:30 në Fushë-Krujë, plotësohet axhenda e Kategorisë së Parë, duke mos pasur më ndeshje të prapambetura. Kastrioti sot do të përballet në “Redi Maloku” me Bylisin kryesues, një ndeshje mjaft e rëndësishme për vendasit, për vetë pozicionin në klasifikim.

ramadan ndreu

Ndërkaq, ballshiotët duken më të qetë edhe për faktin se kryesojnë klasifikimin me diferencë pikësh me ndjekësit, ndërsa krutanët kanë nevojë për pikë që të largohen nga zona e rrezikut. Trajneri Ramadan Ndreu më prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” vlerësoi ballshiotët si kryesues. Ai pohon se, Kastrioti do të futet në fushë për rezultat pozitiv.

“Ndaj Bylisit do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata jo më kot mbajnë vendin e parë. Nisur nga ecuria e deritashme kemi pasur ngritje në lojë, por pikët mungojnë. Ndaj, duhet të japim maksimumin për të dalë te tri pikët në këtë takim. Pavarësisht kundërshtarit që kemi përpara, që me meritë kryeson, ne do të luftojmë fort për pikët. Në Fier, po të ishim treguar më të kujdesshëm, mund të kishim dalë nga fusha me tri pikë.

Më “ngroh” loja e ekipit, por pikët janë ato që na duhen. Lojtarët e dinë rëndësinë e kësaj sfide dhe kanë punuar me seriozitet. Gjithsesi, rezultatin do ta vendosë fusha dhe shpresoj që në fund fati të jetë me ne në këtë takim”, tha trajneri Ndreu.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"