“Luajnë fortë me ne”, Troisi e ka me gjykimin: Ndeshja e dytë që humbas me këtë arbitër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 11:04

“Luajnë fortë me ne”, Troisi e ka me gjykimin: Ndeshja e dytë që humbas me këtë arbitër

Marcelo Troisi u shfaq tejet i mërzitur nga humbja. Trajneri i Flamurtarit “qan” finalizimin, por ka diçka për të dhënë edhe për gjykimin.

TROISI

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, ai evidentoi se për të dytën herë e pëson në një ndeshje nga gjykimi i Dorian Maletajt.

“Të tregohem i sinqertë, jam shumë i mërzitur për këtë humbje. Ishim të qartë dhe konkretë në lojë, por në fund na mungoi finalizimi. Patëm raste të njëpasnjëshme, por për fat të keq gabonim vazhdimisht në momentin e fundit. Nëse nuk shënon, nuk ka vlerë loja. Të gjitha skuadrat luajnë fort ndaj Flamurtarit dhe këtë e bëri edhe Apolonia. E dinim që përballeshim me një kundërshtar të fortë, por ne ishim përgatitur mendërisht për të dhënë e marrë maksimumin, me qëllimin e vetëm për të fituar. Personalisht mendoj se nuk duhet të ndryshojmë asgjë për fazën e dytë të kampionatit, meqë me këtë përballje u mbyll faza e parë. Deri më tani Flamurtari ka treguar që është një ekip i madh, me lojtarë të fortë dhe tejet cilësorë për të ardhmen. Do t’u bëjmë ballë vështirësive për të arritur objektivin tonë madhor. Në fund, por jo për nga rëndësia, dua të them se me këtë arbitër, unë dhe Flamurtari im humbasim gjithmonë. Rastësi apo jo, por është ndeshja e dytë që humbas me këtë arbitër. Me pak fjalë po e dëmton seriozisht Flamurtarin”, tha për gazetën braziliani i stolit të Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"