“Luaj sa minuta të nevojiten”, trajneri i Sparta Pragës i thur elozhe heroit Tuci: Lojtarë të tillë nuk kanë çmim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 23:45

“Luaj sa minuta të nevojiten”, trajneri i Sparta Pragës i thur elozhe heroit Tuci: Lojtarë të tillë nuk kanë çmim

Indrit Tuci ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Spartës së Pragës përballë Gallatasarajit në Ligën e Europës. Ai hyri në fushë si zëvendësues dhe shënoi gol e dha asist në fitoren 4-1 të skuadrës së tij, duke marrë elozhe nga tifozët dhe ekspertët.

tuci

Padyshim, ai mori vlerësime edhe nga trajneri Brian Priske, i cili në konferencën për shytp pas ndeshjes, tregoi se sjellja e Tucit kishte qenë ekzemplare që nga momenti kur i ishte bashkuar në merkaton e dimrit klubit çek.

“Jam me të vërtetë i lumtur për të. Ai u afrua në dritaren e fundit të merkatos, u përshtat shumë shpejt. Ai nuk luajti në kampionat apo në Europë nga minuta e parë, do të ketë qenë me të vërtetë i pakënaqur, por ai gjithmonë erdhi te unë dhe më tha “trajner, do të luaj për 2, 5, 20 minuta, çfarëdo që të nevojitet”. Lojtarë të tillë nuk kanë çmim”, tha trajneri danez për sulmuesin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"