Longo i mërzitur pas duelit me Vllazninë, trajneri i Kukësit nuk pranon të prononcohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 19:13

Longo i mërzitur pas duelit me Vllazninë, trajneri i Kukësit nuk pranon të prononcohet

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, duket se ka qenë shumë i pakënaqur me faktin që nuk mundi një rival si Vllaznia, duke konfirmuar krizën që po kalon skuadra e tij. Tekniku italian, prej javësh kishte bërë thirrje që skuadra e tij të vlerësohej si ekipi shkodran meqë kishte shfaqur një lojë më të mirë.

longo allaraj

Por sot, pas barazimit 0-0, ai ka preferuar që të mos dalë të flasë për transmetuesin zyrtar të kampionatit, sicc e parashikon edhe rregullorja e aktivitetit. Ai ka refuzuar të flasë për “SuperSport” duke bërë të ditur se për këtë vendim kishte marrë dhe OK nga presidenti Gjici, i pranishëm në stadium për këtë ndeshje.

Nuk dihet realisht se cila ishte arsyeja e këtij vendimi të Longos, por një sjellje e tillë tregon qartësisht se në radhët e verilindorëve nuk po kalohet një situatë edhe aq e qetë në javët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"