Lokateli pritet titullar, gati edhe Danilo. Ja formacioni i mundshëm i Juventusit ndaj Monzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 10:57

Lokateli pritet titullar, gati edhe Danilo. Ja formacioni i mundshëm i Juventusit ndaj Monzës

Më në fund pak lajme të mira te Juventusi, për sa i përket rikthimeve nga dëmtimet.

JUVE

Manuel Lokateli ka më pak dhimbje në brinjë dhe pritet që të rikthehet nga minuta e parë ndaj Monzës, por ndërkohë trajneri Masimiliano Alegri mund të mbështetet edhe te Danilo Luiz. Kapiteni ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por për mbrojtësin brazilian do të jetë e vështirë që të ketë një bluzë si titullar, por do të akomodohet në stol dhe ndoshta mbrëmjen e sotme arrin të marrë minutat e para, pas një pauze jo të shkurtër.

Ndërkohë, në sulm pritet konfirmimi i dyshes Vlahoviç-Kieza, ashtu sikurse e Kostiçit në të majtë të mesfushës dhe Kambiasos në rolin eksperimental, në të djathtë.

8

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"