“Lojtarët janë në ankth për listën”, Silvinjo para ndeshjes me Suedinë: Mitaj më frikëson, nuk kemi një ekip të gatshëm që të eksperimentojmë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 23:50

“Lojtarët janë në ankth për listën”, Silvinjo para ndeshjes me Suedinë: Mitaj më frikëson, nuk kemi një ekip të gatshëm që të eksperimentojmë (E PLOTË)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë për shtyp duke folur për ndeshjen e dytë miqëore të kuqezinjve në mars, atë ndaj Suedisë, pak ditë pas një humbje me shifrat 3-0 përballë Kilit.

bandicam 2024-03-24 17-36-29-763

“Ne duhet të kuptojmë diçka, që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, që kemi kërkuar. Jo vetëm miqësore që të luajmë, por të provojmë se ne duhet të përgatitemi për një Europian. Pyetja është e pashmangshme, lojtarët e mendojnë listën, në jetë e dimë siç është. Por siç tha Ramadani, për ta është momenti të japin gjithmonë si skuadër dhe kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë. Punojmë të gjithë bashkë këtu, nuk është individuale. Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian. Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, Ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë dhe pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka.

Djemtë janë shumë të motivuar e karikuar, ne duhet të kuptojmë që nga ana tjetër është një forcë e rëndësishme. E përsërit që i kemi zgjedhur me dashje të tillë. Për shembull Sançez ka fituar gjithçka në jetën e tij. Ne e dimë forcën tonë e duhet të provojmë të përmirësohemi. Ata janë të karikuar, ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në kualifikuese dhe tani kemi ndryshime që duhen përgatitur për Europianin. Ka shumë rëndësi rezultati, gjithmonë, por në këto momente duhet të vlerësojmë gjithçka, provojmë lojtarë. Është moment i bukur. Por lojtarët janë në ankth që të bëjnë mirë që të sigurojnë një vend në 23-she. Nuk mendoj në këtë aspekt të flas me ta, ata janë të karikuar, ne duhet të punojmë si skuadër. Nesër duhet të futemi në fushë përballë një skuadre shumë të lartë teknik.

Ne jemi një skuadër e re, në aspektin që kemi lojtarë si Mitaj, Mihaj, Seferi, Ramadani, Asllani,. Janë lojtarë që kanë 10-12 ndeshje me kombëtare. Ne po rritemi si skuadër. Nuk është një moment vetëm për të menduar një lojtar apo dy. Të bësh gjithçka nuk është e thjeshtë, është komplekse. Pastaj duhet t’u japim ndeshje këtyre lojtarëve, nuk është se kemi një skuadër prej 5-6 vitesh gati e bëjmë një zgjedhje. Jo, janë të rinj. Mitaj me fut frikën, është lojtar i madh, me ne ka bërë rrugëtimin e mirë, por ndoshta ka 10 ndeshje. Ai është 20-vjeçar me 10 ndeshje! Asllani po mëson shumë te Interi, por nuk mendoj se ka shumë ndeshje me Kombëtaren. Kjo nuk është skuadër e strukturuar, duhet ta kuptojmë këtë, që nuk futen në rreshtim 4 lojtarë e hidhen në fushë. Nuk është kështu. Ndaj e thashë që edhe në stërvitje, mbajtje topi, ushtrime 11 kundër 11, shihet gjithçka. Është e drejtë që të vlerësosh një lojtar për pak ditë nuk është optimale. Por është kombëtare, nuk është si klub që e sheh të mërkurë, të diel, të mërkurë, të diel. Është e shpejtë, duhet të jemi inteligjente. Skuadra nuk është gati që të bëjë 5-6 ndryshime. Është fillimi i një pune, mos e harrojmë, janë të rinj me pak eksperiencë. Ndoshta nesër 3-4 lojtarë do i shohim ndoshta për të provuar diçka më shumë.

Problemet në mbrojtje? Sipas meje ndeshja nuk ishte për 0-3, por kështu është futbolli, unë e kam thënë që kemi fituar me Çekinë në shtëpi 3-0 në një ndeshje shumë të vështirë. Ndeshje që mund të ishte 1-0, 2-0. Kështu është futbolli, në një ditë bën gol dhe je i lumtur, një tjetër e pëson dhe jo. E lëmë atë të golit të parë. Mendoj se kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi pasur mbrojtjen më të mirë në grup me 4 gola. Por r pastaj pëson tre në një ndeshje. Nuk është se mendojmë probleme në mbrojtje, kemi një skuadër solide në mbrojtje, punohet mirë, është e organizuar. Të shohim nëse mund të bëjmë ndryshime, por unë nuk i vendos tre golat e pësuar te faza mbrojtëse. Kur pëson, e pësojmë të gjithë bashkë. Të shohim nesër, të shohim në stërvitje kush është në gjendje të luajë se edhe ne kemi bërë të premten një ndeshje, luhet nesër, pak riaftësim, një udhëtim i gjatë nga Italia këtu. Ta shohim, nesër do vendosim me stafin kush luan.

Ndryshim taktik? Kur humbet një ndeshje, mendohet se problemi është taktik. Gjëja e parë që ndryshojmë janë karakteristikat e lojtarëve dhe karakteristikat në fushë, Ky është momenti të provojmë për të ardhmen. Kemi përdorur variante të 4-3-3. Nëse do ketë nevojë, po, por duhet bërë me siguri, jo se është humbur një ndeshje. Dhe problemi nuk është taktik, as me Kilin. Asgjë. Unë fillimisht mendoj karakteristikat e lojtarëve. Kemi parë lojtarë si Muçolli, Hoxha, Broja, Muçi, Laçi, kemi provuar lojtarë që na interesojnë më shumë se ndryshimi taktik. Ndodh që të provosh, por me siguri.

Në këtë moment duhet të hedhim në fushë një skuadër sa më të gatshme të mundshme për të parë skuadrën me lojtarë. Kombëtarja ka pak kohë, për fat të keq është kështu. Duhet përshpejtuar procesi. Kili është aty, pasi të mbërrijmë në Tiranë, bashkë me 9 ndeshjet e tjera, do të vlerësojmë si shkojmë drejt Europianit. Në këtë moment rikuperojmë lojtarët, nesër luajmë ndaj një ekipi të fortë edhe individualisht dhe të shohim. Duhet të presim për të mësuar se si është situata e çdo lojtari në fushë”, tha ndër të tjera Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"