“Lojtarë të shtrirë të Skënderbeut, pasiguri totale e gjyqtarit” Deliallisi i pakënaqur pas humbjes së Erzenit: Dominuam me përjashtim të dy episodeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 17:29

“Lojtarë të shtrirë të Skënderbeut, pasiguri totale e gjyqtarit” Deliallisi i pakënaqur pas humbjes së Erzenit: Dominuam me përjashtim të dy episodeve

Alfred Deliallisi ka qenë shumë i pakënaqur me humbjen e Erzenit përballë Skënderbeut. Sipas trajnerit të shijakasve, ekipi kishte dominuar në lojë, por nuk kishte finalizuar siç duhej.

deliallisi

“Ne kishim dominim total në çdo aspekt të lojës. Por më shumë ishte lojë e ndaluar, inaktive, jo lojtarë të Skënderbeut të shtrirë, jo gjyqtari që kërkonte verifikim nga VAR-i, pasiguri totale gjithë kohës. Jo për t’u justifikuar por përveç këtyre dy episodeve, çdo gjë tjetër ishte në zotërimin tonë dhe e kishim nën kontroll gjatë gjithë kohës ndeshjen.

U mundova që të neutralizoja kundërshtarin, me Mihanën që të shkonte te qendrat e tyre. Përveç episodeve, kishte vetëm top të gjatë prej tyre pa rrezik, ishte pjesa tjetër e lojës që foli për ekipin tonë.

Ne kërkonim të kapnim kundërshtarët në cepat e zonës, në hapësirat mes goditjes së këndit kornes dhe cepat e zonës, që mendonim se ishin zona me probleme e kundërshtarit. Ne nuk është se nuk kishim rastet tona, disa momente i kishim, por mungonte pasimi final në metrat e fundit”, tha Deliallisi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"