Llogaritë/ Juventusi nuk “vritet”, kursen 33 milionë euro pas dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 21:27

Llogaritë/ Juventusi nuk “vritet”, kursen 33 milionë euro pas dënimit

Rikthimi i Pol Pogbasë në Torino ishte një ëndërr që tifozët e prisnin prej shumë vitesh, por mesa duket magjia është thyer në mes dhe tani e në vazhdim gjithçka do të jetë shumë më ndryshe.

Juventus-01-12-2023-calciotactis-an-min

Por teksa bardhezinjtë nuk e kanë shijuar mesfushorin francez për një vit e gjysmë, mes dëmtimeve dhe skualifikimit për doping, Juventusi mund të fusë në xhep një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas llogarive të bëra, kontratës 4-vjerçare prej 8 milionë eurosh, plus bonuse, pa llogaritur edhe taksat që paguhen nga klubi, “Zonje e Vjetër” do të rifusë në xhep 33 milionë euro, një shifër kjo e konsiderueshme, e cila mund të përdoret për në merkaton e kësaj verës, edhe pse e ndarë në bilancet vjetore.

Kujtojmë se pas konfirmimit me doping, Pol Pogba paguhet vetëm 2000 euro në muaj nga Juventusi, tarifat minimale sipas ligjeve italiane, për të “mbijetuar”, qoftë edhe për një futbollist milioner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"