Liverpuli s’fal, Klopit nuk i mjaftojnë dy golat ndaj belgëve: Po kënaqemi me pak!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 13:40

Liverpuli s’fal, Klopit nuk i mjaftojnë dy golat ndaj belgëve: Po kënaqemi me pak!

Liga e Europës është një kompeticion shumë i vogël për Liverpulin, i cili mund lehtësisht edhe belgët e Royal Union. Rezultati 2-0 kishte pa dyshim anët e tij pozitive, duke qenë se i jep vazhdimësi fitoreve të skuadrës së Jyrgen Klopit, por mbi të gjitha zbulon dhe ringjall talentin holandez, Rajan Gravenberk.

klop

Pikërisht ky i fundit ishte ai që zhbllokoi takimin në minutën e 44-të, duke treguar se mesa duket, kura “Klop” po funksionon tek ai, pas besimit të pakët që i dhanë te Bajerni i Mynihut, edhe pse gjermanët e kërkuan me shumë këmbëngulje mesfushorin, për të cilin paguan mbi 30 milionë euro, dy sezone më parë.

Ndërkohë, diçka e bukur në këtë ndeshje ndodhi në pjesn e dytë, duke qenë se Klop vendos të hedhë në fushë Aleksis MekAllister, i cili gjeti përballë si kundërshtar të vëllanë, diçka vërtet speciale, por në një mbrëmje ku rivalët belgë nuk është se tentuan ndonjëherë që të trembnin të anglezët.

Dhe pavarësisht rezultatit të ngushtë, Liverpuli shpërdoroi jo pak me golin e sigurisë që erdhi vetëm në minutën e 92-të me autor Diogo Zhotën, pas një dueli të dominuar totalisht nga të kuqtë.

Dhe falë këtyre tri pikëve të radhës, Liverpuli konsolidon pozicionin e tij të parë në Grupin E me 6 pikë pas dy ndeshjeve edhe pse trajneri nuk ishte shumë i lumtur me skuadrën e tij.

FLET KLOP – “Bëmë një ndeshje të mirë, më saktë e nisëm shumë mirë, me ritmin dhe dëshirën e duhur, por sërish ajo që nuk kuptoj është arsyeja pse shpërdorojmë kaq shumë. Jam i lumtur për golin e Gravenberk, pasi është një futbollist tek i cili unë besoj shumë, por përpara tij mund ta kishim zhbllokuar shumë më shpejt ndeshjen dhe akoma më shumë, në pjesën e dytë duhet ta kishim mbyllur më herët, duke rrezikuar më kot gjithçka deri në rastin e golit të Zhotës.

Ajo që më vjen pastaj akoma më keq dhe që unë nuk e toleroj është se sa herë që kalojmë në avantazh, duket sikur kemi nisur që të kënaqemi me pak dhe mendojmë se 1 gol mund të mjaftojë. Por këtë ideologji do ta zhdukim shumë shpejt”, deklaroi pas ndeshjes, trajneri ik Liverpulit, Jyrgen Klop.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"