Liverpuli braktis “Nike”, rikthehet tek “Adidas”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 21:36

Liverpuli braktis “Nike”, rikthehet tek “Adidas”

Liverpuli ka firmosur një marrëveshjeje të re shumë milionëshe me markën sportive “Adidas”, me kontratën që nis në sezonin 2025-26. Gjiganti i veshjeve sportive mposhti konkurrencën me furnizuesin aktual të veshjeve të Liverpulit “Nike” dhe kompaninë “Puma”, duke fituar një kontratë që do të zgjasë për 5 sezone dhe rikthyer kështu bashkëpunimin pas 13 vitesh.

Kits2023-24

Liverpuli firmosi me rivalët e “Nike” vetëm gjatë sezonit 2020-2021, pasi fitoi një çështje gjyqësore kundër sponsorit të mëparshëm “New Balance”, i cili pretendonte se kishte të drejtën e barazimit të ofertës me kontraktuesit e rinj. Por kontrata me “Nike” prej 30 milionë paundësh në vit, e cila bashkë me bonuset shkonte në 50 milionë, mbetet më e ulët në krahasim me atë që përfitojnë gjigantët europianë.

Sipas “Sports Business”, marrëveshja e re e Liverpulit me “Adidas” do të jetë më e lartë se 50 milionë paundët në sezon që ata përfituan me “Nike”, por shumë më pak se kontrata e Junajtid prej 90 milionë paundësh në vit, një rekord në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"