Liverpul nuk dorëzohet për titullin, Klop: Po fituam 6 ndeshjet tona besoj se ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 9:14

Liverpul nuk dorëzohet për titullin, Klop: Po fituam 6 ndeshjet tona besoj se ia dalim

Jyrgen Klop beson se Liverpuli mund të fitojë titullin e Premier Ligës nëse fiton gjashtë ndeshjet e mbetura të kampionatit. Shanset e Liverpulit për titull morën një goditje të madhe në fundjavën e shkuar, kur humbën me Kristal Palasin 1-0 në shtëpi.

jirgen-klop1-850x478

Shpresa e tyre për të fituar Ligën e Europës përfundoi të enjten pasi skuadra e Klopit nuk ishte në gjendje të përmbyste disavantazhin 3-0 nga ndeshja e parë, ndërsa fitoi vetëm 1-0 në Bergamo. Trajneri gjerman iu kënaq vetëm faktit që skuadra fitoi ndeshjen e parë pas 10 pa pësuar gol, por problemet mbeten ende në anën tjetër të fushës, sepse “reds”-at nuk kanë arritur të shënojnë nga loja e hapur prej 6 orësh. Por pavarësisht vështirësive në këtë moment kritik të futbollit, Klop mendon se diferenca prej dy pikësh ndaj kryesuesve të Mançester Sitit mund të korrigjohet me një ecuri perfektë në 6 javët e mbetura:

“Nuk është padyshim në duart tona, nuk bëhet fjalë për këtë. Por mendoj se nëse do të fitonim të gjitha ndeshjet tona, ka një shans të mirë që të jemi kampionë. Nëse nuk e bëjmë, ka një shans të mirë që dikush tjetër të jetë kampion. Ndoshta do të na duhet të fitojmë vetëm pesë, por askush nuk e di. Kush do ta kishte menduar që Arsenali të humbiste kundër Aston Vilës? Ne të gjithë ulemi këtu dhe mendojmë ‘OK, po. Siti do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e tyre’ dhe kjo ka ndodhur mjaft shpesh, por ata kanë shumë ndeshje për të luajtur dhe kundërshtarë të vështirë gjithashtu. Ne nuk mendojmë për këtë. Ne nuk mendojmë për ta. Mendojmë vetëm se si mund të sigurohemi që të fillojmë të fitojmë përsëri ndeshjet. Ne do të bëjmë të pamundurën për të fituar ndeshjet tona”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"