“Liverpul është një rival shumë i vështirë”, ish-lojtari i Real Madrid pas shorteut: Do të jetë një ndeshje elektrizuese dhe magjepsëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 14:22

“Liverpul është një rival shumë i vështirë”, ish-lojtari i Real Madrid pas shorteut: Do të jetë një ndeshje elektrizuese dhe magjepsëse

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të 1/8-ve me eliminim direkt. Ish-lojtar i Real Madrid, Emilio Butragueno ka folur për duelin mes Liverpulit dhe “Los Blancos”.

2c9be774-c8a8-4c48-bf52-62a20c5f00be_source-aspect-ratio_default_0

“Ato janë dy skuadra historike, do të jetë një ndeshje elektrizuese dhe magjepsëse për tifozët. Ne do të përpiqemi të mbrojmë statusin tonë si kampionë duke e ditur se me kë kemi përballë. Kupa e Botës do të kushtëzojë të gjithë sezonin. Shpresojmë që të arrijmë në gjendje perfekte. Ata janë një ekip kampion, me një stadium që shtyn shumë. Liverpul do të jetë një rival shumë i vështirë, por ne jemi Real Madrid. Ndeshja e dytë në Bernabeu, me mbështetjen e tifozëve tanë”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"