LAÇI HEROIK/ Sherri i dhuron kualifikimin pas 120 minutash (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 0:17

LAÇI HEROIK/ Sherri i dhuron kualifikimin pas 120 minutash (VIDEO)

Laçi heroik! Skudra e Armando Cungut ka arritur një kulifikim madhështor ndaj azerëve të Keshlës, falë 11-metërshave.

bandicam 2020-08-27 21-46-31-384

Edhe pse me 10 lojtarë, prej minutës së 72-të, ku braziliani Lukas Ramos, u ndëshkua me karton të kuq, skuadra kurbinase, arriti të mbante portën të paprekur, duke e çuar ndeshje me 11-metërsha, atje ku Alen Sherri bëri heroi, teksa priti penalltinë deçizive, duke i dhuruar kualifikimin e artë skuadrës së Cungut.

FT: KESHLA – LAÇI 0-0

PENALLTITË: (4-5)

1 . Nuabueze (Laçi) – shënon

2. Klof (Keshla) – shënon

3. Lushkja (Laçi) – shënon

4. Silvio Zhunior (Keshla) – shënon

5. Donald Rapo (Laçi) – shënon 

6. Aksiundov (Keshla) – shënon 

7. Mentor Mazrekaj (Laçi) – shënon

8. Haxhiev (Keshla) – shënon 

9. Ignjatovic (Laçi) – shënon 

10 Sherri pret penalltinë e fundit dhe kualifikon Laçin! 

KOMENTI LIVE:

120′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Teko, vendin e tij e merr Mazrekaj.

115′ Tjetër tentativë e laçainëve, kësaj here ishte Teko, por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

111′ Edhe Keshla mbetet me 10 lojtarë. Fantastik Albion Marku, që dhuron spektakël me kalimet e njëpasnjëshme.

110′ Pranë golit Laçi me Nuabuezen, gjuajtja e tij ndalet në vështirësi nga portieri i Keshlës.

106′ Starton shtesa e dytë!

105′ Mbyllet shtesa e parë!

104′ Tjetër moment drithërues në portën e Sherrit, vendasit e Keshlës godasin shtyllën.

102′ Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Silvio Zhunior, për pak sa nuk ndëshkon skuadrën e Cungut.

99′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Deliu, vendin e tij e merr Donald Rapo.

95′ Vendasit janë hedhur përpara në kërkim të golit, mbrojnë mirë futbollistët e Laçit.

91′ Starton koha shtesë!

Koha e rregullt mbyllet pa fitues! Do të kemi 2 shtesa nga 15 minuta. Në rast se rezultati mbetet i pandryshuar, gjithçka vendoset nga 11-metërshat! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Kurbinasit provojnë të surprizojnë me Tekon, por gjuajtja e brazilianit shkon jashtë kuadratit.

80′ Pavarësisht superioritetit numerik, rastet e rrezikshme në portën e Sherrit janë të pakta.

72′ Laçi me 10 lojtarë, Lukas Ramos ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një faulli në mesfushë!

62′ Provon Regi Lushka me një predhë në hyrje të zonës, por shkon jashtë kuadratit.

55′ Me fat Laçi. Vendasit humbasin një rast flagrant, në zonën e 5 metërshit, duke goditur jashtë kuadratit me kokë. Drithërima në portën kurbinase.

Rasti i humbur nga Keshla on Vidnews.

50′ Mundësi e artë për skuadrën e Laçit. Xhixha provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndal në mënyrë mjeshtrore portieri i skuadrës azere.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë!

44′ Minuta të qeta, me skuadrat që qarkullojnë topin në mesin e fushës.

37′ Lukas Ramos ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

35′ Goditje dënimi për skuadrën e Laçit, nga krahu i majtë, harkon Deliu në zonë, por largojnë mbrojtësit e Keshlës.

32′ Kurbinasit të rreshtuar mjaft mirë në mbrojtje, nuk lejojnë shumë hapësira, teksa tentojnë të surprizojnë me kundërsulme të vazhdueshme.

27′ Klots ndëshkohet me karton të verdhë për fuall taktik në mesfushë!

22′ Provon Redon Xhixha, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

20′ Fantastik Alen Sherri, i mohon golin me roveshatë futbollistit të Keshlës. Gardiani shkodran devijon gjuajtjen në këndore.

18′ Më kërkues vendasit në këto minuta, që sulmojnë në zonën e kurbinasve.

11′ Goditje dënimi për Laçin, e fituar nga Xhixha. Provon Deliu tokazi, topi kontrollohet nga portieri Namasko.

9′ Laçi fiton goditjen e dytë nga këndi, pas tentativës së Tekos.

7′ Harkim nga e djathta e futbollistëve vendas, kontrollon gjithçka gardiani shkodran Alen Sherri.

3′ Goditje dënimi për Laçin e fituar nga Marku. Provojnë kurbinasit me një skemë të bukur, por Xhixha nuk koordinohet siç duhet, teksa fiton një goditje nga këndi.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KESHLA: Namasko, Qirtimov, Bojoviç, Alijev, Salahil, Kamara, Klots, Isgandarli, Hadzhijev, Artut, Mfutila,

bandicam 2020-08-27 19-00-31-151

LAÇI: Sherri, Turkaj, Selmani, Ignjatoviç, Marku, Lushkja, Ramos, Deliu, Teko, Xhixha. Nuabueze.

bandicam 2020-08-27 19-00-09-762

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"