KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Fitojnë të dy pretendentët për ngjitje, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:15

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Fitojnë të dy pretendentët për ngjitje, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Javë plot emocione na rezervoi grupi A i Kategorisë së Dytë. Besëlidhja nuk zhgënjen sërish teksa mund Veleçikun e Koplikut me shifrat 2-0. Valbona mund në një transfertë të vështirë Supotin e Librazhdit, ndërsa Iliria ngec në Gramsh. Tërbuni fiton kundër Murlanit, duke hipotekuar vendin e katërt.

kategoria-e-dyte

Besëlidhja vazhdon të qëndrojë e para në renditje me 46 pikë dhe pas saj vjen Valbona me 43 pikë. Pas tyre vijnë Iliria në vend të tretë me 38 pikë dhe Tërbuni në të katërtin me 28.

REZULTATET

SOPOTI-VALBONA 1-2

Rreshka 69′ /Ymeri 28′, Joti 44′

GRAMSHI-ILIRIA 0-0

ADRIATIKU-NAFTËTARI 2-2

Hasani 21′, Muzhaqi 82’/ Kajo 6′, Cerriku 45

TËRBUNI-MURLANI 3-1

Gjini 38′,  Xhahysa 59′, Gjini  59’/ Keshtejaku 45′

VELEÇIKU-BESËLIDHJA 0-2

Musaraj 34′, 42′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"