LIGA UNIKE FEMRA/ Partizani dhe Tirana, sot në parket për derbin mbarëkombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 13:58

LIGA UNIKE FEMRA/ Partizani dhe Tirana, sot në parket për derbin mbarëkombëtar

Liga e Unike e basketbollit për femra do të zhvillojë sot ndeshjet e javës së tetë, të vlefshme për sezonin e rregullt.

GFDSGJH

Dy përballjet e para do të luhen në orën 17:00, teksa spikat sfida e kryesueseve, me Prishtinën që pret Bashkimin. Prishtinaset ndodhen në vend të dytë me 6 fitore dhe 1 humbje, ndërsa vajzat prizrenase komandojnë me pikë të plota eventin mbarëkombëtar.

Në të njëjtën orë në Vlorë do të matin forcat Flamurtari vendës dhe Penza, ekipe që kanë bilance të njëjta me nga 2 fitore dhe 5 humbje secila. Ndërkohë në orën 17:30 spikat derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Vajzat bardheblu i mundën bindshëm të kuqet të shtunën në kampionat dhe të kërkojnë një sukses tjetër në derbi, ndërsa Partizani synon reagimin. Tirana renditet në vend të tretë me 3 fitore dhe 4 humbje, ndërsa të kuqet, të cilat janë edhe fitueset në fuqi të këtij kompeticioni, po bëjnë një sezon shumë të dobët, duke u “parkuar” në vendin e fundit me 1 fitore dhe 6 humbje.

gfhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"