LIGA UNIKE FEMRA/ Mbyllet sezoni i rregullt, Bashkimi me pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 10:30

LIGA UNIKE FEMRA/ Mbyllet sezoni i rregullt, Bashkimi me pikë të plota

Me ndeshjen e djeshme ndërmjet Bashkimit dhe Penzës është kompletuar java e dhjetë në Ligën Unike për femra, me kompeticionin mbarëkombëtar të basketbollit që ul zyrtarisht siparin e sezonit të rregull. Bashkimi ka vijuar serinë e rezultateve të shkëlqyer, teksa ka shënuar fitoren e dhjetë në po kaq takime.

LIGA UNIKE

Vajzat prizrenase nuk falën as në sfidën e fundit, duke e mposhtur Penzën me rezultatin e thellë 96-53 (17-12, 32-14, 21-12, 26-15). Bashkimi i dominoi të katërta periodat, ndërsa i gjithë formacioni i prizrenaseve shënoi mbi 10 pikë. MVP u shpall Jeta Zeka me 22 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime. Për Penzën u dallua Saranda Daci, autore e 17 pikëve, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Në dy ndeshjet luajtura të martën, Prishtina mundi në frymën e fundit Tiranën me rezultatin 76-74, ndërsa Partizani mposhti Flamurtarin 63-55. Tashmë janë zyrtarizuar edhe ekipet gjysmëfinaliste në “Final 4”, me tri skuadra nga Kosova, ndërsa Tirana është ekipi i vetëm nga Shqipëria. Faza “Final 4” siç dihet do të zhvillohet në Prishtinë më datat 1-2 prill, ndërsa në çiftet gjysmëfinaliste janë Bashkimi-Tirana dhe Prishtina-Penza. Kujtojmë që ky është edicioni i tretë i Ligës Unike për femra. Në sezonin e parë kampione u shpall Prishtina, ndërsa një vit më parë triumfonte Partizani.

bash

ren

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"