LIGA E KONFERENCËS/ Martinez bëhet heroi i Vilës dhe eliminon skuadrën e Zhegrovës, Fiorentinës iu desh koha shtesë për të mposhtur Plzenin (VIDEO)
U mbyllën 2 ndeshjet e pasdites së të enjtes në Ligën e Konferencës, ku pamë Lilën e Edon Zhegrovës të eliminohej nga e ashtuquajtura “ruleta ruse” (penalltitë) ndaj Aston Vilës.
Në takimin tjetër, Fiorentinës iu desh koha shtesë për t’u kualifikuar ndaj Plzenit, pasi gjatë 90 minutave, vendasit nuk arritën të shënonin asnjë gol edhe pse shumicën e minutave luajtën me një lojtar më shumë.
Kompeticioni tashmë ka hyrë në fazën e tij më interesante ku do të mbesin vetëm 4 skuadra në lojë.
REZULTATET
LILË-ASTON VILA 2-1 | ASTON VILA KUALIFIKOHET DUKE E MUNDUR LILËN 3-4 NË PENALLTI
16′ Jaziçi, 68′ Andre / 86′ Kash
GOLI I JAZIÇI 1-0 (VIDEO)
GOLI I ANDRE 2-0 (VIDEO)
GOLI I KASH 1-2 (VIDEO)
FIORENTINA-PLZEN 2-0
94′ Gonzalez, 108′ Biraxhi
GOLI I GONZALEZ 1-0 (VIDEO)
GOLI I BIRAXHIT 2-0 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
LILË-ASTON VILA
FIORENTINA-VIKTORIA PLZEN
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"