Liga e Konferencës/ Klubet shqiptare, në vazon e jofavoritëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 21:56

Liga e Konferencës/ Klubet shqiptare, në vazon e jofavoritëve

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia pritet të kenë një short të sikletshëm në Konferencë Ligë.

eb2b41232410-keyviewsueclrb8zmf

Në prag të hedhjes së shortit dhe pas mbarimit të Superiores dalin vendet, ku do të pozicionohen skuadrat tona para përballjeve europiane. Tirana me koeficient 4 tani është në Vazon e jofavoriteve.

Bardheblutë luftonin me skuadrat kosovare, estoneze dhe ato armene, por Drita u bëri gjëmën së bashku me Pjunikun. E sigurt është që Vllaznia e Egnatia janë te Vazoja e të dobëtave. Ekipet shqiptare vetëm me pjesëmarrjen kanë siguruar 250 mijë euro, por nëse kalojnë një tur, mund ta çojnë fitimin në 450 mijë euro.

SHORTI – Sipas asaj që ka publikuar UEFA, shorti për Europa Konferencë Ligë do të zhvillohet më 20 dhe 21 qershor 2023. Në këtë datë skuadrat shqiptare do të njohin kundërshtarët e tyre. Janë 62 skuadra, të cilat do të ndahen në pesë grupe nga 10 skuadra dhe një grup do të jetë me 12 ekipe.

DATAT – Ndeshjet e turit të parë kualifikues në Europa Konferencë Ligë do të jenë më 13 dhe 20 korrik 2023. Ndeshjet e dyta janë më 27 korrik dhe 3 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"