Liga e Konferencës/ Interes i madh, sonte Ballkani dhe Shkupi luajnë për historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 9:19

Liga e Konferencës/ Interes i madh, sonte Ballkani dhe Shkupi luajnë për historinë

Dita e sotme do të jetë vendimtare për skuadrat e Ballkanit dhe Shkupit, teksa do të përballen në takimin e kthimit, në fazën e “playoff”- it të Ligës së Konferencës.

BALLKANI SHKUPI

Skuadra nga Suhareka, e drejtuar nga Ilir Daja, është më pranë historisë dhe grupeve të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Shkup me golat e Rrahmanit dhe Korenicës.

Ndërkohë, sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të luhet takimi i kthimit.

Teksa kanë mbetur disa orë drejt nisjes, mësohet se në Suharekë janë shitur rreth 9 mijë bileta.

Në orët në vijim pritet që numri i biletave të shitura të rritet dhe stadium pritet të jetë i tejmbushur.

Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike.

Në prag të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, që kërkon nga ekipi i tij angazhim maksimal.

Në ndeshjen e kthimit, Daja ka bërë të ditur se në portë do të startojë Stivi Frashëri.

“Mendojmë që nesër (sot) do të kemi ndeshje të vështirë. E vështirë për lojtarët, sepse stafi nuk ka shumë vështirësi, vetëm duhet të ulë dozën e emocioneve, ta menaxhojë stresin që lojtarët të japin më të mirën e mundshme”, është shprehur Daja në konferencën për shtyp para mediave.

I pyetur për ekipin favorit, Daja u shpreh se skuadrat janë pothuajse të barabarta.

lig (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"