LIGA E KONFERENCËS/ 22 gola në 6 sfida! Muçi “rrëmben skenën” me një realizim fantastik ndaj Aston Vilës, Fenerbahçe turpërohet me rezultatin 6-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 23:00

LIGA E KONFERENCËS/ 22 gola në 6 sfida! Muçi “rrëmben skenën” me një realizim fantastik ndaj Aston Vilës, Fenerbahçe turpërohet me rezultatin 6-1

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e parafundit në grupet e Ligës së Konferencës, ku u shënuan në total plot 22 gola. Skenën mbrëmjen e sotme e “rrëmbeu” edhe talenti shqiptar, Ernest Muçi, që rezultatoi një gol fantastik me fanellën e Legias në duelin ndaj Aston Vilës, ku këta të fundit triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1. 

 

Konference

Padyshim që surpriza më e madhe e mbrëmjes së sotme, ishte disfata 6-1 e gjigantëve të Fenerbahçes ndaj Nordjeland.  

Në sfidat e tjera, Fiorentina triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Genk, teksa PAOK mposhti 1-2 gjermanët e Ajntrakt Frankurt. Fitore të rëndësishme në transfertë arritën edhe Ferencvarosh dhe Ludogorets.  

REZULTATET:  

ASTON VILA – LEGIA VARSHAVËS 2-1

Diabi 4′, Moreno 59′ / Muçi 20′

GOLI I MUÇIT: VIDEO

ÇUKARIÇKI – FERENVAROSH 1-2

Adziç 11′ / Zaçariasen 83′, Pesiç 90+8′

AJNTRAKT FRANKFURT – PAOK 1-2

Marmoush 58′ / Kedziora 55′ , Zizkoviç 73′

FIORENTINA-GENK 2-1

Martinez Quarta 45+4′, Gonzalez 79′ (p) / Kajembe 45′ 

NORDSJELLAN-FENERBAHÇE 6-1

Hej 21′, Svenson 25′, Nygren 55′, 75′, 84′ Rasmusen 66′ / Batshuai 44′,

TRNAVA-LUDOGORETS 1-2

Danie 78′ / Duah 74′ , Tisera 90+5

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"