LIGA E KOMBEVE/ De Biazi bën mrekullinë e radhës, Azerbajxhani e mbyll para Sllovakisë së Skrinjar & Co.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 19:57

LIGA E KOMBEVE/ De Biazi bën mrekullinë e radhës, Azerbajxhani e mbyll para Sllovakisë së Skrinjar & Co.

Nuk kishte ngjitje në Ligën B, pro ajo që ka bërë Xhani De Biazi me Azerbajxhanin së fundmi i afrohet një mrekullie të vogël. Edhe pse me një kombëtare të përqendruar thuajse vetëm te lojtarët e kampionatit vendas, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka arritur të mbyllë ndeshjet e saj në Ligën C në vendin e dytë në grup, pas Kazakistanit, duke mundur pikërisht këtë të fundit sot.

de biazi

Suksesi 3-0 erdhi falë autogolit të Maroçkin, golit të Ozogiç dhe pastaj Nuriev në pjesën e dytë të ndeshjes ku skuadra e drejtuar nga De Biazi ishte në epërsi numerike që në minutën e 36. Kjo fitore, e treta radhazi për Azerbajxhanin, e ngjiti në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjesh, duke lënë pas Sllovakinë e emrave si Skrinjar, Kuçka, Gyomber apo Lobotka e cila u ndal sot në barazim nga Bjellorusia.

Azerbajxhan-Kazakistan 3-0

Sllovaki-Bjellorusi 1-1

sdfsdfdsfdssdsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"