Liga e Kombeve 2024/ Nga Anglia te Greqia, surprizë mund të jetë Amerika Latine. Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 23:45

Liga e Kombeve 2024/ Nga Anglia te Greqia, surprizë mund të jetë Amerika Latine. Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Liga e Kombeve është një kompeticion që u krijua 4 vite më parë, i cili përfshin të gjitha kombëtaret që janë pjesë e UEFA-s. Edicioni që sapo mbylli fazën e grupeve ishte i treti për Ligën e Kombeve, pasi ai debutues u fitua nga Franca dhe i dyti nga Portugalia. Shqipëria e nisi nga Liga C, ku në fillim u shortua në grup me Izraelin dhe Skocinë, por pas përfundimit të katër ndeshjeve kuqezinjtë nuk arritën që të ngjiteshin një ligë më lart.

Shqiperia festa

Kështu që edicionin tjetër u desh që përballjet të ishin po në Ligën C, ku përfaqësuesja shqiptare ishte përcaktuar në një grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Në totalin ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria u rendit e para me 11 pikë, duke lënë Bjellorusinë me 10 pikë të dytën. Kështu përfitimet erdhën, pasi skuadra ngjiti shkallët dhe kaloi në Ligën B, i cili ishte edicioni që sapo e mbyllëm.

Në grup me Islandën, Izraelin dhe Rusinë, Kombëtarja shqiptare përfundoi e treta në grup, por fatmirësisht nuk do të zbresë një ligë më poshtë, kjo për shkak së Rusia u përjashtua nga UEFA dhe kuqezinjtë do të qëndrojnë në Ligën B edhe për sezonin e katërt të Ligës së Kombeve.

SHQIPERIA 2

RIVALËT- Edhe pse vëmendjen do ta marrë Botërori i Katarit dhe më pas kualifikueset e Europianit 2024, nuk mund të lëmë pa përmendur kundërshtarët e mundshëm në edicionin e radhës në Ligën e Kombeve 2024, pasi tashmë janë bërë zyrtare. Surpriza është Anglia që ra nga Liga A, e cila do të jetë në një prej Vazove, bashkë me Austrinë, Çekinë dhe Uellsin. Ndërkohë, në Vazon e Dytë janë Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia.

Shqipëria ndodhet në Vazon e Tretë me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi. Në të katërtën shohim: Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë dhe Kazakistanin. Kështu, për Shqipërinë janë 12 kundërshtarë të mundshëm, nga Vazoja 1, 2 dhe 4.

vazo 1

vazo 2

vazo 3

vazo 4

AMERIKA LATINE- Akoma nuk ka gjë zyrtare, por është menduar që në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, të përfshihen edhe kombëtaret e Amerikës Latine.

Kështu nuk përjashtohet mundësia që nëse kjo do të ndodhë, do të kemi kombëtare si Brazili, Argjentina, Uruguai, Kolumbia dhe të tjera që do të përballen ndoshta edhe me Shqipërinë në Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"