LIGA E EUROPËS/ Ronaldo nuk mjafton, Junajtid mundet në shtëpi. Lacio e nis me fitore bindëse ndaj Fejnord (VIDEO)
Kthimi si titullar i Kristiano Ronaldos në radhët e Mançester Junajtid nuk i ka mjaftuar anglezëve që të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen tyre të parë në grupet e Ligës së Europës.
“Djajtë e kuq”, një nga kandidatët kryesorë për t’i shkuar deri në fund turneut, janë mundur sot në shtëpi nga Real Sociedad me shifrat 1-0. Penalltia e Mendez në pjesën e dytë mjaftoi për skuadrën spanjolle e cila i bëri një start të mirë pjesëmarrjes në grupe dhe hedh kandidaturën për kalimin e turit.
Ndërkohë, Lacio e ka nisur si duhet këtë edicion, me një fitore 4-2 ndaj Fejnord. Skuadra italiane shënoi 4 herë përballë holandezëve dhe vetëm pasi uli ritmin në minutat e fundit, pësoi dy gola “ngushëllimi” nga finalistët e edicionit të parë të Ligës së Konferencës.
REZULTATET
Grupi H:
Crvena Zvezda-Monako 0-1
Ferencvarosh-Trabzonspor 3-2
Grupi G:
Freiburg-Karabak 2-1
Nantë-Olimpiakos 2-1
Grupi F:
Lacio-Fejnord 4-2
4′ Luis Alberto, 15′ Felipe Anderson, 28′, 63′ Vesino / 67′ (p) Gimenez, 88′ Idrisi
Shturm Graz-Midtjalland 1-0
Grupi E:
Mançester Junajtid-Real Sociedad 0-1
58′ Mendez
Omonia-Sherif Tiraspol 0-3
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"