LIGA E EUROPËS/ Përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste, ja kur luhen ndeshjet e skuadrave të mbetura në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 23:54

LIGA E EUROPËS/ Përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste, ja kur luhen ndeshjet e skuadrave të mbetura në garë

Liga e Europës ka njohur sot emrat e katër skuadrave gjysmëfinaliste të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin në kërkim të fitores së trofeut. Roma, Bajer Leverkusen, Olimpik Marseja dhe Atalanta janë skuadrat të cilat kanë mbetur në garë, që pritet të jetë shumë interesante.

sdfdsffdsfsdfsdfsdsfd

Sipas shortit të hedhur që muajin e kaluar, është që tani e qartë se si janë të ndara çiftet gjysmëfinaliste të turneut dhe radha e ndeshjeve që luhen me 2 dhe 9 maj..

Në gjysmëfinalen e parë, Olimpik Marseja përballet me Atalantën, teksa skuadra franceze do të jetë pritëse e duelit të parë në fushën e vet.

Në gjysmëfinalen tjetër, Roma do të jetë pritësja e ndeshjes së parë që luan kundër Bajer Leverkusenit.

NDESHJET

02-09.05.2024

Olimpik Marsejë-Atalanta

Roma-Bajer Leverkusen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"