LIGA E EUROPËS/ Nga Liverpuli te Roma e Ajaksi, sa shumë gjigandë në fushë. Mësoni sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2023 | 9:10

LIGA E EUROPËS/ Nga Liverpuli te Roma e Ajaksi, sa shumë gjigandë në fushë. Mësoni sfidat e sotme

Liga e Europës starton sot me 16 sfida tepër interesante, të cilat luhen në orën 18:45 dhe 21:00.

europa lige

Në fushë zbret Liverpuli, i cili është pretendenti kryesor për ta fituar këtë sezon, teksa mbrëmjen e sotme do të luajë kundër LASK në transfertë.

Roma e Zhoze Murinjos do të përballet në Moldavi kundër Sherif Tiraspol, ndërsa Bajer Leverkusen pret skuadrën e Haken. Spikat dhe sfida Karabag-Molde, ku Redon Xhixha bën debutimin e tij në grupet e një kompeticioni europian.

Një duel që pritet të marrë vëmendje të madhe është ajo mes Ajaksit dhe Olimpik Marsejës, teksa Atalanta do të presë në Bergamo skuadrën e Rakov.

NDESHJET:

BAJER LEVERKUSEN – HAKEN 18:45

LASK – LIVERPUL 18:45

PANATHINAIKOS – VIJAREAL 18:45

KARABAG – MOLDE 18:45

REN – MAKABIA HAIFA 18:45

ROJAL UNION – TULUZ 18:45

SERVETE – SLAVIA PRAGË 18:45

SHERIF TIRASPOL – ROMA 18:45

AJAKS – MARSEJË 21:00

ATALANTA – RAKOV 21:00

BRAJTON – AEK 21:00

OLIMPIAKOS – FRAIBURG 21:00

REJNXHËRS – REAL BETIS 21:00

SPARTA PRAGË – ARIS 21:00

STURM GRAZ – SPORTING L. 21:00

UEST HEM – TSC 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"