LIGA E EUROPËS/ Mësohen protagonistët e fazës në grupe, ndahen vazot për shortin me shumë emra të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 23:07

LIGA E EUROPËS/ Mësohen protagonistët e fazës në grupe, ndahen vazot për shortin me shumë emra të njohur

Ndeshjet e sotme të Ligës së Europës kanë plotësuar kuadrin e plotë të protagonistëve të fazës në grupe të turneut të dytë për nga rëndësia në kompeticione europiane. Në shortin që hidhet këtë të premte, më 1 shtator, do të shihen emrat e skuadrave të njohura, duke filluar nga Liverpuli, apo edhe Roma, Ajaksi e Vijareali.

GETTY_UEFA-Europa-League-2022-23-Group-Stage-Draw_SPO_GYI1418157668jpg-JS755839273

Ata janë të vendosur në vazon e parë të skuadrave pjesëmarrëse, por nuk mungojnë emra të mëdhenj edhe në vazon e dytë si Sporting Lisbona, Betis apo Olimpik Marsejë, Emër interesant në vazon e tretë është Brajtoni debutues, por edhe Frajburgu.

NDARJA NË VAZO

VAZO 1
Uest Hem, Liverpul, Roma, Ajaks, Vijareal, Bajer Leverkusen, Atalanta, Rejnxhërs

VAZO 2
Sporting Lisbonë, Slavia Pragë, Ren, Olimpiakos, Betis, LASK, Olimpik Marsejë, Karabak

VAZO 3
Molde, Brajton, Sherif Tiraspol, USG, Frajburg, Sparta Pragë, Makabi Haifa, Shturm Grac

VAZO 4
Tuluzë, AEK Athinë, TSC, Servet, Panathinaikos, Rakov, Aris Limasol, Haken

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"