Liga e Europës, mësohen çiftet gjysmëfinaliste. Ja kur luhen sfidat me dy italiane në garë për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 23:55

Liga e Europës, mësohen çiftet gjysmëfinaliste. Ja kur luhen sfidat me dy italiane në garë për trofeun

Liga e Europës ka mësuar sot katër skuadrat gjysmëfinaliste të aktivitetit që sheh ekipe shumë interesante në garë. Në lojë janë italianët e Juventusit dhe Romës, rekordmenët e Seviljes di dhe surpriza gjermane e Bajer Leverkusen.

Europa-League-live-Round-of-32-second-leg-matches

Një gjysmëfinale do të jetë ajo mes Juventusit dhe Seviljes, me italianët që cilësohen favoritë, por kanë përballë specialistët e turneut që kanë fituar 6 herë këtë trofe. Juventusi luan në fushën e vet ndeshjen e parë, teksa kthimi zhvillohet në Spanjë.

Në duelin tjetër, Roma do të jetë pritëse në ndeshjen e parë ndaj Bajer Leverkusen. Kjo e fundit, në drejtimin e Çabi Alonsos, ka kaluar nga një skuadër që po luftonte për mbijetesë në Bundesligë, në pretendente për një torfe europian.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të turneut do të luhen më datë 11 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 18 maj.

GJYSMËFINALET

11-18.05.2023

Juventus-Sevilja

Roma-Bajer Leverkusen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"