LIGA E EUROPËS/ Lushkja mungon përballë Ronaldos, në fushë edhe Roma e Murinjos. Mësoni të gjitha sfidat e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 8:53

LIGA E EUROPËS/ Lushkja mungon përballë Ronaldos, në fushë edhe Roma e Murinjos. Mësoni të gjitha sfidat e mbrëmjes

Liga e Europës rikthehet dhe në javën e dytë të saj nuk do të mungojnë sfidat interesante, por ajo që ishte parashikuar si përballja më e bukur e mbrëmjes midis Arsenalit dhe PSV-së është shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta në Mbretëreshës Elizabetë II.

EUROPA LIGE

Sherif Tiraspoli nuk mund të kishte bërë përgatitje më të mirë të përballjes së tyre të parë në histori me tri herë kampionët e Europës, Mançester Junajtidin, ndërsa skuadra e Regi Lushkjës i ka fituar tri ndeshjet e fundit me zero gola të pësuar.

Njëra nga këto ndeshje përfshin suksesin e javës së shkuar në grupet e Ligës së Europës kundër Omonia Nikosias (3-0). Kampionët e Moldavisë, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare (por nuk është i grumbulluar në skuadër për arsye që nuk dihen) do të tentojnë ta dërgojnë në 5 numrin e ndeshjeve të pathyeshmërisë në shtëpi (3 fitore, 1 barazim).

Mançester Junajtid e nisi sezonin në Ligën e Europës me një humbje në shtëpi kundër Sociedadit, ndërsa sot do të kërkojë tri pikët e para në kryeqytetin e Moldavisë.

Trajneri holandez udhëtoi pa Rashfordin, Van de Bekun dhe Bisakën në Kishinau. Për sulmuesin tha se ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Arsenalit, por konfirmoi se do të rikthehet shpejt.

Në fushë gjithashtu zbre4t dhe Romna e Zhoze Murinjos, e cvila pas humbjes së parë në transfertë përballë Ludogoretsit, do të kërkojë tre pikët e para në këtë kompeticion përballë Malmos në shtëpi.

Sfida tjetër e këtij grupi do të jetë ajo midis Real Betis dhe Ludogoretsit, me të dyja skuadrat që kanë nga tre pikë.

Lacio e Elseid Hysajt do të ndeshte në transfertën delikate kundër Midtjylandit me ekipin e Sarrit që do të kërkojë tre pikët e radhës pas fitores në shtëpi me Fejnordin.

SFIDAT:

europa lig

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"