LIGA E EUROPËS/ Lukaku humbet penallti, por “ruleta ruse” i buzëqesh Romës! Tuci dhe Laçi eliminojnë Ikardin! Ja rezultatet (VIDEO)
U luajtën mbrëmjen e sotme duelet e kthimit të Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që skenën e rrëmbyen shqiptarët e Spartës së Pragës, që arritën të eliminonin Gallatasarain e Ikardit.
Bëhet fjalë për sulmuesin Indrit Tuci dhe mesfushorin Qazim Laçi. Tuci u fut nga stoli, teksa shënoi golin e dytë në triumfin 4-1, si dhe asistoi për golin e trëtë. Protagonist në këtë mbrëmje u bë edhe Qazim Laçi që dha aisstin e golit të katër. Në duelet e tjera, Marseja dhe Sportingu i Lisbonës arritën të siguronin kualifikimin për më tej.
Për sa i përket përballjes mes Romës dhe Fejnordit, ajo shkoi në shtesa, pasi kohët e rregullta në të dy sfidat u mbyllën në barazim 1-1. Rule ruse i buzëqeshi italianëve që triumfuan me rezultatin 4-2 për sa i përket penalltive. Vlen të theksoi fakti se 11-metërshin për kryqytetasit e gaboi Romelu Lukaku, por kjo nuk ndikoi në kualifikimin e romanistëve.
REZULTATET:
SPARTA PRAGËS – GALLATASARAI 4-1 (2-3)
Preciado 8′ , Tuci 74′ , Haraslin 80′, Kuchta 90+6′/ Bardakçi 17′
ROMA – FEJNORD 1-1 (1-1) (4-2 penallti)
MARSEJË – SHAKHTAR DONJETSK 3-1 (2-2)
Obamejang 23′ , Sar 74′, Kondogbia 81′/ Sudakov 12′
SPORTING LISBON – JANG BOJS 1-1 (3-1)
*Në kllapa rezultate e ndeshjeve të para
** Me blu skuadrat e kualifikuara
FORMACIONET ZYRTARE:
SPARTA PRAGËS – GALLATASARAI
ROMA – FEJNORD
MARSEJË – SHAKHTAR DONJETSK
SPORTING LISBONA – JANG BOJS
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"