LIGA E EUROPËS/ Luhet raundi i dytë në grupe, në fushë edhe shqiptarë. Njihuni me sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 9:50

LIGA E EUROPËS/ Luhet raundi i dytë në grupe, në fushë edhe shqiptarë. Njihuni me sfidat e sotme

Liga e Europës luan raundin e dytë të fazës së grupeve, me shumë pretendentë që zbresin në fushë në orët 18:45 dhe 21:00.

europa lige

Roma do të presë në shtëpi skuadrën e Servetes, teksa do të kërkojë tre pikët e radhës. Gjithashtu fitoren do ta kërkojë dhe Liverpuli në “Anfield” përballë Rojal Union.

Gjithashtu në fushë do të jenë dhe disa futbollistë shqiptarë. Qazim Laçi luan në transfertë me Spartën e tij kundër Betisit. Në transfertë luan gjithashtu dhe Atalanta e Gjimshitit kundër Sportingut të Lisbonës. Karabagu i Redon Xhixhës do të udhëtojë në Suedi për të marrë tre pikët përballë Haken.

NDESHJET:

AEK – AJAKS 18:45

ARIS LIMASOL – REJNXHËRS 18:45

BACKA TOPOLA – OLIMPIAKOS 18:45

MARSEJË – BRAJTON 18:45

RAKOV – STURM GRAC 18:45

BETIS – SPARTA PRAGË 18:45

FRAIBURG – UEST HEM 18:45

SPORTING LISBONA – ATALANTA 18:45

ROMA – SERVETE 21:00

HACKEN – KARABAK 21:00

LIVERPUL – UNION ST.GIL 21:00

MAKABI HAIFA – PANATHINAIKOS 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"