LIGA E EUROPËS/ Leverkuseni i Çabi Alonsos është i vetmi i pagabueshëm. Kualifikohen Liverpuli, Roma, Marseja dhe Vijareali (VIDEO)
Bajer Leverkusen është skuadra e vetme në Ligën e Europës që ka regjistruar 5 fitore në 5 ndeshjet e luajtura në këtë turne në fazën në grupe. Sot, ajo regjistroi të pestën, duke mundur me shifrat 2-0 suedezët e Haken.
Skuadra gjermane, e cila drejtohet nga Çabi Alonso, është padyshim e para në grupin e saj dhe shkon e qetë drejt fazës me eliminim direkt, ashtu si Liverpuli, që ka siguruar vendin e parë me fitoren 4-0 ndaj LASK.
Të kualifikuar në turin tjetër pas ndeshjeve të sotme janë edhe Roma, Vijareali e Olimpik Marseja, por të gjitha në pritje për të mësuar nga ndeshjet e fundit nëse do të bëjnë një raund pushim duke pritur 16-shen apo janë në play-off.
REZULTATET
GRUPI B
Marsejë-Ajaks 4-3
9′ (p), 48′, 90’+3′ (p) Aubamejang, 27′ Mbemba / 11′, 30′ Brobei, 90′ Akpom
GRUPI C
Rejnxhërs-Aris 1-1
49′ MekKausland / 28′ Babiçka
GRUPI E
Liverpul-LASK 4-0
12′ Luis Diaz, 16′, 90’+2′ Gakpo, 51′ (p) Salah
GOLI I DYTE I GAKPO (VIDEO)
GOLI I SALAHA (VIDEO)
GOLI I GAKPO (VIDEO)
GOLI I LUIS DIAZ (VIDEO)
Tuluzë-Union SG 0-0
GRUPI F
Vijareal-Panathinaikos 3-2
29′ Baena, 34′ Komesana, 47′ Morales / 67′ Palacios, 81′ Ioanidis
GRUPI G
Servet-Roma 1-1
50′ Bedia / 22′ Lukaku
GOLI I BEDIA (VIDEO)
GOLI I LUKAKUT (VIDEO)
Sherif Tiraspol-Slavia Pragë 2-3
45’+3′ Tovar, 56′ Ngom Mbekell / 19′ Jureçka, 78′ Zafeiris, 90’+5′ Tijani
GRUPI H
Haken-Bajer Leverkusen 0-2
14′ Bonifejs , 74′ Shik
GOLI I SHIK (VIDEO)
GOLI I BONIFEJS (VIDEO)
Molde-Karabak 2-2
82′, 87′ Eriksen / 12′ Zhuninjo, 90’+5′ Mustafazada
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"