Liga e Europës, Juvja do të sfidojë Sporting Lisbonën! Ja statistikat e përballjeve të tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 9:50

Liga e Europës, Juvja do të sfidojë Sporting Lisbonën! Ja statistikat e përballjeve të tyre

Juventusi do të përballet me Sportingun e Lisbonës në çerekfinalet e Ligës së Europës. Më poshtë po ju sjellim statistikat e përballjeve mes ekipeve:nx

– Juventusi është përballur vetëm dy herë me Sportingun e Lisbonës, në fazën e grupeve të Champions-it 2017-2018. Fitore 2-1 në shtëpi për bardhezinjtë dhe barazim 1-1 në Lisbonë.

– Juventusi është përballur këtë sezon me një tjetër portugeze, Benfikën, në grupet e Championsit, e cila e përmbysi në Torino 2-1 dhe e mundi sërish në “Da Luz” me rezultatin 4-3 “Zonjën”.

– Juventusi është i pamposhtur në 14 nga 21 sfidat kundër ekipeve portugeze në Europë (11 fitore dhe 3 barazime). Suksesi i fundit përballë një formacioni luzitan daton më 2020- 2021, në ndeshjet e kthimit të 1/ 8-ave kundër Portos.

– Juventusi ka gjetur rrugën e golit në secilën prej 8 ndeshjeve të fundit kundër rivaleve portugeze, duke mbetur i pamposhtur në pesë prej tyre (4 fitore dhe një barazim) dhe duke shënuar mesatarisht 1.8 gola për ndeshje.

– Duke marrë parasysh vetëm Kupën UEFA/Ligë Europe, Juventusi është i pathyeshëm në 4 nga 6 duelet kundër ekipeve portugeze (3 fitore dhe 1 barazim). Në të njëjtën kohë ka mbajtur portën e paprekur në gjysmën e tyre, e fundit 0-0 kundër Benfikës më 1 maj 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"