LIGA E EUROPËS/ Dy skuadrat italiane kërkojnë finalen, ja ndeshjet që luhen sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 8:59

LIGA E EUROPËS/ Dy skuadrat italiane kërkojnë finalen, ja ndeshjet që luhen sot

Emocionet e Championsit i lënë vendin Ligës së Europës pasi mbrëmjen e sotme ka dy ndeshje mjaft interesante për gjysmëfinalet e këtij turneu.

EUROPA LEAGUE

Roma do të presë në shtëpi Bajer Leverkusenin për të provuar të bëjë më të mirën drejt finales. Skuadra e Murinjos ka humbur terren shumë në kampionat dhe me mungesa të shumta, duhet të sfidojë Çabi Alonson që kërkon gjithashtu të ketë një sukses me gjermanët.

Ndeshja tjetër është ajo mes Juventusit dhe Seviljas që luhet në Torino. Bardhezinjtë mes shumë ulje-ngritjeve këtë sezon dhe problemeve me gjykatat, duhet të shpëtojnë sezonin por përballë kanë një rival aspak komod pasi Sevilja është eksperte e këtij kompeticioni.

NDESHJET:

21:00 ROMA – BAJER LEVERKUSEN

21:00 JUVENTUS – SEVILJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"