LIGA E EUROPËS/ Arsenalit i mjafton Saka, Roma ngec përsëri me Betisin. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para (VIDEO)
Arsenali ka bërë thuajse formalitet kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Europës falë fitores së sotme me shifrat 1-1 në fushën e Bodo/Glimt.
Anglezëve u ka mjaftuar goli i yllit të ri Bukajo Saka, për të siguruar tre pikë dhe për të qenë në kryesim të grupit edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, pretendenti për të vazhduar më tej në këtë turne, Roma, është ndalur sot përsëri nga Betis, duke barazuar 1-1 në Spanjë. Vendasit shënuan të parët me anë të një goditje të devijuar të Kanelo, ndërsa Roma barazoi në pjesën e dytë me anë të Belotit.
Falë rezultateve të ndeshjeve të para të sotme, kanë siguruar kalimin matematikisht në fazën me eliminim direkt skuadrat e Fenerbahçe, Ren, Betis, Rojal Union SG dhe Frajburg.
REZULTATET
GRUPI A
Bodo/Glimt – Arsenal 0-1
GRUPI B
AEK Larnaka – Fenerbahçe 1-2
Dinamo Kiev – Ren 0-1
GRUPI C
Betis – Roma 1-1
GOLI I BELOTI
GOLI I KANALES
GRUPI D
Rojal Union SG – Braga 3-3
GRUPI F
Fejenord – Midtjylland 2-2
GRUPI G
Nantë – Frajburg 0-4
Karabak – Olimpiakos 0-0
PANORAMASPORT.AL
