Postuar: Tetor 20, 2022 | 20:51
LIGA E EUROPËS/ Arsenalit i mjafton Granit Xhaka, mund PSV-në në ndeshjen e prapambetur (VIDEO)
Arsenali ka arritur të triumfojë përballë PSV-së në ndeshjen e prapambetur të Ligës së Europës, e cila nuk u luajt në ditën e caktuar për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.
Një gol nga Granit Xhaka në minutën e 71’ i mjaftoi skuadrës së Artetës për të marrë fitoren e tretë në grupin A dhe për të udhëhequr me pikë të plota, duke siguruar kualifikimin.
Në ndeshjen e radhës “Topçinjtë” do të ndeshen sërish kundër PSV-së, kësaj radhe në transfertë.
REZULTATI:
Arsenal 1-0 PSV
Xhaka 71′
FORMACIONET ZYRTARE
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
