LIGA E EUROPËS/ 23 gola në 8 ndeshje! Shkëlqen Arsenal, Roma përmbyset në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 22:59

LIGA E EUROPËS/ 23 gola në 8 ndeshje! Shkëlqen Arsenal, Roma përmbyset në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 21:00, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat, teksa u regjistruan në total plot 23 gola.

europa lige

Arsenali bëri detyrën në shtëpi ndaj Bodo Glimt, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0, teksa Roma e Murinjos, u mposht me përmbysje 1-2 nga spanjollët e Betis. Në sfidat e tjera, spikatën fitoret e Rojal Union në transfertë dhe e Karabag ndaj Olimpiakosit.

Ndërkohë që Ren, Freiburg dhe Fenerbahçe nuk falën në shtëpi. Dueli i vetëm i mbrëmjes që përfundoi në barazim ishte ai mes Midtjuland dhe Fejnord.

REZULTATET:

ARSENAL-BODO/GLIMT 3-0

Nketiah 23′ , Holding 28′ , Vieira 85′ 

ROMA-BETIS 1-2

Dibala 34′ / Rodriguez 40′, Luiz Henrike 88′ 

BRAGA-ROJAL UNION 1-2

Ruiz 49′ / Nilson 86′, Sykes 90+4′ 

FENERBAHÇE-AEK LARNAKA 2-0

Batshuai 26′ , Mamas 80′ (autogol)

MIDTJYLAND-FEJNORD 2-2

Isaksen 54′, Zhuninjo 85’/ Szymanski 23′, Kokçu 45′

OLIMPIAKOS-KARABAG 0-3

Ovusu 68′ , Vesoviç 82′, Shejdajev 86′  

FRAJBURG-NANTE 2-0

Kyereh 48′, Grifo  72′

REN-DINAMO KIEV 2-1

Terrier 23′, Doue 89′ / Tsygankov 33′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"