Lëvizje të Shpresat pa filluar grumbullimi, Bushi humb mbrojtësin e Kombëtares A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2021 | 19:59

Lëvizje të Shpresat pa filluar grumbullimi, Bushi humb mbrojtësin e Kombëtares A

Lista e përfaqësues Shpresa për ndeshjet e muajit tetor ka pësuar ndryshime pa filluar mirë grumbullimi. FSHF ka bërë të ditur se ka lëvizje për shkak të dëmtimit të një prej futbollistëve që në teori do të ishte titullar në duelet e radhës.

shpresat bushi

Bëhet fjalë për Ramen Çepelen, i cili në të kaluarën është grumbulluar nga Edi Reja në ekipi A, e që këtë radhë pritej që të ishte pjesë e Shpresave duke u vënë nën urdhrat e Bushit. Sipas FSHF, lojtari ka një dëmtim që e pengon të marrë pjesë në këtë grumbullim. Kësisoj, në radhët e kuqezinjve do të vijë Marcelino Preka, i cili ishte planifikuar fillimisht që të luante me përfaqësuesen U19.

Ai do të lëvizë nga radhët e kësaj kombëtareje, për t’iu bashkuar U21 të Bushit. Ndërkohë, vendin e tij te ekipi U19 e ka zënë futbollisti i Dinamos, Elsamed Burgaj.

PABNORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"