Lëvizje surprizë në merkato/ U prezantua te Vushtria, futbollisti kryeqytetas përfundon në… Sarandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 15:25

Lëvizje surprizë në merkato/ U prezantua te Vushtria, futbollisti kryeqytetas përfundon në… Sarandë

Butrinti e nis sezonin e ri në Kategorinë e Parë në shtëpi, ku pret Pogradecin. Sarandjotët janë shumë vonë sa u përket përgatitjeve, ndaj ka pikëpyetje për gatishmërinë e ekipit për startin e kampionatit. Gjithsesi te Butrinti kanë nisur të lëvizin duke bërë edhe disa afrime që pritet të bëhen edhe zyrtare.

Levendi Karaj Butrinti

“Panorama Sport” mëson se Mateus Levendi dhe Rigers Karaj kanë arritur marrëveshjen me Butrintin për sezonin e ri. Të dy lojtarët në edicionin e fundit kanë qenë pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Por nga këto dy përforcime ka edhe prapaskena, kryesisht për sulmuesin Levendi. 28-vjeçari para 10 ditësh u prezantua në Kosovë te Vushtria, që i uronte edhe suksese. Por duket se jo çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve, gjersa Levendi pritet të jetë pjesë e Butrintit në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"