Lëvizje surprizë në merkato/ U aktivizua titullar në javën e parë të Superiores, sulmuesi prezantohet te… Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 20:45

Lëvizje surprizë në merkato/ U aktivizua titullar në javën e parë të Superiores, sulmuesi prezantohet te… Korabi

Lëvizje surprizë në merkaton, futbollisti 22-vjeçar, Segerso Geci do të vijojë karrierën te skuadra e Korabit në Kategorinë e Parë. Ka qenë klubi dibran që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar Gecin.  

Geci

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ishte pjesë e Laçit, teksa në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Erzenit, u aktivizua titullar, ndërkohë që pas këtij dueli duket se ka pasur një krisje me drejtuesit, çka solli edhe largimin e tij.  

Geci rikthehet kështu te Korabi, skuadrën me të cilën aktivizohej para se të transferohej te Laçi. Ai ka firmosur me bardhekuqtë kontratë 1-vjeçare.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KORABIT: 

Segerso Geci zyrtarisht pjesë e KF Korabit!
Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Segerso Geci. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitin e ardhshëm.
I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!
Karriera:
KF Laçi
KF Korabi
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"