Lëvizje surprizë në merkato, ish-mesfushori i Maliqit transferohet në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2021 | 18:22

Lëvizje surprizë në merkato, ish-mesfushori i Maliqit transferohet në Kosovë

Lëvizje surprizë në merkato. Ish-mesfushori i Maliqit, Mikea Avdillari do të vazhdojë karrierën në Kosovës, teksa ditën e djeshme firmosi me skuadrën e Rahovecit që do të militojë në Ligën e Parë.

Mikea 1

22-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur te maliqarët në sezonin që lamë pas, teksa së bashku me Muçollarin dhe Jaupllarin, formuan një treshe të konsoliduar në mesfushë, e cila rezultoi si një pikë kyçe në triumfin historik të arritur. Kjo nuk do të jetë eksperienca e parë për Avdillarin në futbollin kosovar, pasi kujtojmë që më herët futbollisti ka qenë pjesë e Vëllaznimit dhe Malishevës.

Mikea 2

Në një prononcim për “Panorama Sport”, pas transferimit te skuadra e Rahovecit, futbollisti 22-vjeçar ndër të tjera u shpreh: “Më bindi projekti i drejtuesve të Rahovecit. Objektivat janë të qarta, të dalim kampion dhe sezonin e ardhshëm të militojmë në Superligën e Kosovës. Përfitoj nga rasti t’i uroj suksese edhe ekipit të Maliqit, jam i lumtur dhe mirënjohës që isha pjesë e atij sezoni historik. Tashmë më pret një sfidë e re. Falenderoj Zotin për gjithçka”, u shpreh shkurtimisht Avdillari.

AXHENDA E MALIQIT- Për sa i përket skuadrës juglindore, përgatitjet e sezonit të ri, do të nisin më 15 korrik, teksa faza përgatitore është planifikuar të zhvillohet në qytetin e Korçës.

maliqi kampion

Stafi teknik ka njoftuar të gjithë lojtarët që ishin pjesë e sezonit të shkuar, ndërkohë që drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë vendas dhe të huaj, të cilët pritet të forcojnë ndjeshëm organikën e Maliqit, që për herë të parë në histori do të militojë në Kategorinë e Parë.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"