Levandovski u lumturua se i foli, Mesi nuk ka kuptuar asgjë: Ai nuk flet spanjisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 23:05

Levandovski u lumturua se i foli, Mesi nuk ka kuptuar asgjë: Ai nuk flet spanjisht

Robert Levandovski dhe Lionel Mesi ishin protagonistët të një episodi interesant në ndeshjen mes Polonisë dhe Argjentinës.

levandovski mesi

Në minutat e fundit, polaku i bëri një faull argjentinasit që nuk e pëlqeu edhe aq. Ai nuk reagoi ndaj fjalëve që i tha sulmuesi që ka marrë vendin e tij te Barcelona në ato momente, ndërsa në fund të sfidës, Levandovski iu afrua dhe i tha diçka duke mbuluar gojën. Edhe në këtë rast nuk kishte një reagim nga Mesi.

“Çfarë i thashë Mesit? Folëm pak, ishte argëtuese. I thashë Mesit që po luante më mbrojtës sesa zakonisht, por që me raste është ajo për të cilën ka nevojë ekipi”, shpjegoi Levandovski në një prononcim për “Bild” pas ndeshjes. “U përplasa me Mesin dhe ishte e rrallë, pasi ishim të dy në qendër të fushës. Ai po mbronte topin në mesfushë dhe unë e dija që duhej të ndihmoja ekipin”, tregoi ai.

Ndërkohë, vetë Mesi pas sfidës tregoi se në fakt nuk kishte kuptuar asgjë nga ajo që i tha polaku. “Nuk ka ndodhur asgjë, asgjë. Ai nuk flet spanjisht dhe mua më kanë mësuar që çdo gjë që flitet në fushë, mbetet aty dhe në dhomat e zhveshjeve”, tha Mesi për “dialogun” që me sa duket Levandovski e ka bërë me vetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"