Leo Mesi nuk ka të ndalur/ Ylli argjentinas parakalon Kristiano Ronaldon dhe shkruan historinë
Ylli argjentinas Lionel Mesi nuk ka të ndalur. “Pleshti” gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm ndaj Strasburgut, teksa falë golit të tij, PSG-ja siguroi matematikisht titullin kampion për herë të 11-të në histori.
Një gol special ky për Mesin, i cili tani është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë kampionateve kryesore të Europës me 496 gola, një më shumë se rivali i tij i përjetshëm Kristiano Ronaldo. Gjasat janë të mëdha, që në vijim ky rekord i yllit argjentinas të thellohet.
496 – Goals in the history of the Top five European leagues:
🥇Lionel Messi – 496🆕
🥈Cristiano Ronaldo – 495
🥉Jimmy Greaves – 366
Legend. #RCSAPSG pic.twitter.com/gkERYDuTNv
— OptaJean (@OptaJean) May 27, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"