Legjenda e basketbollit i fiksuar me Mesin: Je futbollisti më i mirë, dua të të takoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 15:40

Legjenda e basketbollit i fiksuar me Mesin: Je futbollisti më i mirë, dua të të takoj

Legjenda e basketbollit amerikan Shakill O’Nil duket se është i fiksuar pas Lionel Mesit.

mesi

Dhe ai është gati të bëjë gjithçka për t’u takuar me kampionin e botës. Gazetari i “TycSport”, Luis Mazariegos, e pyeti “Shak” nëse mund t’i dërgonte një mesazh argjentinasit, siç kujton gazetari në pyetjen e tij. O’Nil ka thënë fjalët më të mira për Lionel Mesin, madje në spanjisht.

“Mesi, emri im është kumbari i zi – filloi O’Nil, i cili e shqiptoi këtë fjali të parë në spanjisht – Dua të të them se të dua. Të dua vëlla, je më i miri. Do të doja të të takoja. Të dua”.

Mazariegos citoi gjithashtu Shak O’Nilin, duke lavdëruar numrin 10 të Argjentinë për titullin kampion bote në Katar.

“Jam i lumtur për Mesin”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"