LeBron Xhejms vendos tjetër rekord, bëhet basketbollisti i parë që tejkalon shifrën e 40 mijë pikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 12:57

LeBron Xhejms vendos tjetër rekord, bëhet basketbollisti i parë që tejkalon shifrën e 40 mijë pikëve

LeBron Xhejms është bërë basketbollisti i parë i ligës amerikane NBA që ka shënuar mbi 40.000 pikë në karrierën e tij. Megjithatë, ai e ka përshkruar këtë moment me ndjesi të përziera, pasi në ndeshjen e së shtunës, ekipi i tij Los Angeles Lakers ka humbur kundër ekipit Denver Nuggets.

basketbollist-770x436

“Te jesh lojtari i parë që e arrin këtë, është goxha mirë në këtë ligë. Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe ajo është fitorja. Më vjen inat që kjo ndodhi kur ne humbëm, sidomos ndaj një ekipi që luan jashtëzakonisht mirë. Duhet ta luani lojën goxha mirë për kohë të gjatë, dhe të keni fat me lëndimet dhe gjërat e asaj natyre”, ka thënë ai.

Xhejms ka qenë në vendin e parë sa u përket pikëve qysh prej shkurtit të vitit 2023, pasi atëbotë e pati kaluar basketbollistin Karem Abdul-Xhabar, i cili mbante rekordin me 38.387 pikë. Xhejms është shpallur katër herë kampion i NBA-së dhe katër herë lojtari më i Vlefshëm, dhe aktualisht është basketbollisti më i vjetër aktiv në ligë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"