LeBron Xhejms i jep fund me Lejkërs, gati për transferimin e bujshëm te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 17:41

LeBron Xhejms i jep fund me Lejkërs, gati për transferimin e bujshëm te skuadra e…

Thashethemet për rib ashkimin e yllit të Lakers me ish-bashkëlojtarin e tij te Cavaliers po forcohen gjithnjë e më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa specialistë të NBA-së madje thonë se LeBron tashmë po e mendon seriozisht këtë gjë.

skysports-lebron-james-los-angeles-lakers_4944499

Pavarësisht se ishte pjesë e finaleve në Konferencën e Perëndimit, LeBron Xhejms nuk mundi që të bënte protagonistin absolut, ashtu sikurse na ka mësuar, teksa verdhelejlatë u mposhtën me rezultatin 4-0 nga Denveri, me “Nuggets” që dominuan gjithçka duke i mbyllur llogaritë pa i dhënë asnjë shans skuadrës nga Los Anxhelosi.

Ndërsa pas eliminimit ylli i Lakers doli përpara mediave duke dhënë një seri mesazhesh “të koduara” për të ardhmen që ndezën të gjitha alarmet. Në fillim dukej si një kërcënim për të mbyllur karrierën, por më pas janë shtuar zërat për ndryshim fanelle, me Dallasin e Kyrie Irving që është gati të futet në skenë.

Pavarësisht se është një agjent i lirë këtë verë, Irving mendohet se u ka kërkuar Meverics që të përpiqen për të nënshkruar me LeBron Xhejms për të formuar një superskuadër së bashku me Luka Donçiçin.

Në fillim dukej një çmenduri, por me kalimin e orëve kjo ide po merr gjithnjë e më shumë formë dhe ka nga ata që guxojnë të deklarojnë se tashmë LeBron po e merr në konsideratë transferimin te Dallasi.

“Do të mendohem për këtë”, kështu është përgjigjur LeBron Xhejms sipas Brandon “Scoop B” Robinson, një prej gazetarëve sportiv shumë pranë NBA-së. Një përgjigje që lë gjithçka hapur për formimin e dyshes dinamike Xhejms-Irving, këtë herë të Maverics, por a do të konkretizohet ky bashkim, këtë vetëm koha do ta tregojë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"