Leao në ekipin e vitit në “Galanë e Madhe të Futbollit”, flet sulmuesi: Në garë për titullin, Milani fiton edhe pa mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 10:50

Leao në ekipin e vitit në “Galanë e Madhe të Futbollit”, flet sulmuesi: Në garë për titullin, Milani fiton edhe pa mua

Pasi u zgjodh si pjesë e formacionit të vitit në “Galanë e Madhe të Futbollit” italian, Rafael Leao mendon vetëm për rikthimin. Nuk është ende e qartë se kur do ta shohim në fushë, por nëpërmjet një interviste, portugezi ka siguruar për shëndetin e tij të gjithë tifozët.

leao

Ta nisim nga shëndeti, si jeni?

Ndihem mirë, nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet rrezikuar. Po punoj së bashku me mjekët për të mos nxituar, kampionati është i gjatë e më duhet të punoj hap pas hapi. Aktualisht ndihem mirë, pa dhimbje. Jam ende duke u përpjekur të gjej kohë për t’u rikthyer në 100 për qindëshin tim, për të ndihmuar ekipin. Shokët po bëjnë mirë, por shpresoj të rikthehem shpejt.

Jeni gjithnjë e më shumë i përfshirë në botën e Milanit, apo jo?

Gjithmonë përpiqem ta vendos skuadrën në gjendjen e duhur dhe të jem sa më pozitiv. Është e rëndësishme të menaxhohet presionin, sepse tani ka shumë presion mbi të gjithë. Por siç them gjithmonë, presioni është i mirë sepse do të thotë se ekipi është i fortë, kemi tifozë fantastikë që kujdesen për ne nga fillimi në fund.

Çfarë bëni konkretisht për ekipin kur nuk luani dot?

Gjithmonë përpiqem të vendos një “humor të mirë” në ekip, për të ndihmuar ata që kanë ardhur së fundmi. Unë gjithashtu përpiqem të ndihmoj nga jashtë, është e mrekullueshme të shohësh skuadrën kur ata bën mirë dhe kur fitojmë sepse jemi Milani e duhet të fitojmë.

Sa ka ndryshuar Milani këtë vit?

Kemi nënshkruar lojtarë me cilësi të madhe të cilët e kanë ngritur nivelin. LoftusÇiku, Pulisiç dhe të tjerët kanë ndihmuar shumë. Kristiani për shembull shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit. Nëse jam i dëmtuar, jam i sigurt që bashkëlojtarët e mi do të japin 10 për qind% për ekipin. Me Fiorentinën dhe Frozinonen bënë shumë mirë dhe unë jam i lumtur, por uroj të vazhdojmë kështu edhe me Atalantën.

Besoni ende te titulli?

Po sigurisht, kampionati është i gjatë. Skuadra është në gjendje të mirë dhe ka cilësi. Ka pasur ndeshje në të cilat duhet të kishim bërë më mirë dhe duhet të kishim fituar, por tani po i kthehemi fitoreve në shtëpi. Po e largojmë presionin dhe i besoj shokëve të mi.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"